Franz Bergmüller vjen në Tiranë në kontekstin e një programi qëndrimi një mujor, „artist në rezidencë“, nga Provinca e Salzburgut / Austri. Ai do ta përfundojë qëndrimin me ekspozitën: “deconstruction/reconstruction”.
Ekspozita tregon seri të ndryshme punësh fotografike, të bëra pjesërisht në Shqipëri – në një kontekst dhe me një përmbajtje të veçantë të lidhur me qëndrimin e tij gjatë programit „artist në rezidencë“ – dhe pjesërisht nga një seri të punëve që vazhdojnë në kohë.
Një seri e punëve të tij merret me strukturat e arkitekturës, në një marrëdhënie midis arkitekturës dhe të menduarit- skulpturor.
Ndërtesat karabina ose Skelet qëndrojnë si skulptura konstruktive në natyrë dhe mund të shihen si një monument aq i këndshëm i përfunduar nga përpjekjet njerëzore ose për sa i përket bukurisë estetike në kuptimin e minimalizmit. Këto ndërtime janë të lidhura me struktura të thjeshta, të gjetura për shembull në një tullë, që mund të shihet në pamjet fotografike si një ndërtesë ose skulpturë.
Seritë e punëve merren me zbulimin e strukturave themelore në arkitekturë dhe aspektet hapësinore.
Pra, në këtë kuptim „deconstruction“ do të thotë shkatërrim dhe ndërtim në një kuptim dhe procesi i një ri-ndërtimi artistik dhe ndërtimi i ri i të parit gjërave që na rrethojnë.
Në seritë e tjera (seritë e natyrës, natyra e qetë, seria e makinave) termi deconstruction është i lidhur me relativitetin e perceptimit dhe mundësinë e fotografisë që tregon pamje te ndryshme dhe të padukshme të realitetit të gjërave dhe marrëdhëniet midis njeriut dhe natyrës.
Franz Bergmüller ka lindur në Hüttau / Austri. Ai studjoi artet vizuale në Akademinë e Arteve në Salzburg. Ai ka marr pjesë në programet Artist-in-Residence në Berlin, Varshavë, Budapest, Frankfurt dhe Indonezi.
Punimet e tij janë pjesë e koleksioneve publike të Republikës së Austrisë, Qyteti i Salzburgut, Qyteti i Vjenës.
Fitues i Çmimit nga Landi i Salzburgut për artet e bukura.
Franz Bergmüller është një artist vizual. Puna e tij përfshin skulpturën, instalimin, fotografinë, filmin dhe performancën. Ai punon solo dhe po ashtu në bashkëpunim me grupet artistike “Büro Josef Böhm” dhe “Schülerkebap”.
www. franzbergmueller.net
Programi u mbështet nga Ambasada Austriake dhe Raiffeisen Bank.