No-Thing_Edison Çeraj

No-thing

10 – 24 shkurt/ February, 2016

“If you want to be understood, don’t give any explanations.” (Diderot)

More than just to say or address something, the following lines touch briefly a concern related to a typical tendency of the time: the reduction of art work into a certain concept or idea, which in most cases deals with an aspect of the actuality. A tendency to transform the work into a concrete object, suffering from the lack of shade; into a consumer commodity to be consumed quickly and easily, and digested also as quickly and easily as all the market goods. Even the art work may and must be genetically modified. Maybe this is a kind of falling of the art into reality.

The issue is deeper as it appears, since we find its roots in the worldview “man is the measure of all things” (Protagora), which means that everything must come down to the level of human, and therefore of reason. Thus, everything that cannot be encompassed by reason, is either irrelevant, and as such we do not need it, or it does not exist, and as such it should be left behind. Accordingly, what suffices and should suffice us is reason/thought.

Imagine how absurd it sounds in the context of art today that saying of De Chirico stating that “my paintings are understood only by one man in the world: that’s me”! Obviously with the term “understand”, De Chirico did not aim only at the rational side of understanding, but also at the irrational one. In other words, he meant rather the experience, that understanding that does not fit the language/word, which remains an internal occurrence, because he was marking the creation asthe chief-experience. But now it is as if there is no creation; there are more and more interventions to the ready and made market or cultural products by re-circulating them through a different significance, and the most famous in this regard is Duchamp’s Fountain. This “other”sense of them is concrete, accessible by anyone, it’s enough to read the text at work or ask the author; as we usually do in a supermarket when we want to know about a product, reading the respective data.

There are no and there must not be any mysteries. Everything has a meaning and it must have one, because everything must have a certain function, the artwork, the artist himself (the man).

“Once excluding all transcendence, things are simply what they are, and as such they are unaffordable. They are immediately and completely real, without any shades, without a comment. A ready and made giant” (Baudrillard) that does not intend to make any pact with us.

In this context comes the title of this exhibition: No-thing – meaning, none of the works starts a priori out of a certain concept or idea, but out of a direct act, offhand. Each of them is a moment of disinterest toward the things surrounding me and toward the daily harassment or interference, and therefore an attempt for a vertical experience.

I see that I’m falling into the trap of a treatise, so I’m leaving it at this.

Edison Çeraj

Edison Çeraj was born on 28 August 1982, in Shkodra. He finished his studies in the Academy of Fine Arts (today University of Arts), where he currently lectures at the Atelier of Multimedia. He also holds a master degree in philosophy.

His activities include two personal exhibitions: “In the research of the lost colours” (2008) and “Optional Subject” (2014), as well as participations at some other collective exhibitions. According to his field of research, he wrote three books: “Art as a possibility” (Izabel, 2008), “Researches in the metaphysic of art” (Logos-A, 2012), and “The node of forgetfulness” (unpublished).

;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;;

No-thing 

“Mos u shpjegoni aspak në qoftë se doni të kuptoheni.” (Diderot)

Më shumë sesa për të thënë apo për të trajtuar diçka, radhët e mëposhtme prekin shkurtimisht një shqetësim, i cili lidhet me një prirje do thosha tipike të kohës: reduktimi i veprës së artit thjesht në një koncept apo ide të caktuar, që në pjesën më të madhe të rasteve ka të bëjë me një aspekt të aktualitetit. Një prirje për ta shndërruar veprën në një gjë konkrete, në objekt që vuan nga mungesa e hijes; në një mall konsumi, që konsumohet shpejt dhe lehtë e që tretet po aq shpejt dhe lehtë, si të gjitha mallrat e tregut.Edhe vepra e artit mund dhe duhet të modifikohet gjenetikisht.Ndoshta kjo është një lloj rënieje e artit në realitet.

Çështja është më e thellë nga sa duket, pasi rrënjët e saj i gjejmë te botëkuptimi“njeriu është masa e të gjitha gjërave” (Protagora), që do të thotë se çdo gjë duhet të zbresë në nivelin e njeriut, pra të arsyes. Kështu, çdo gjë që nuk rroket dot nga arsyeja, atëherë ose është e parëndësishme, për të cilën nuk kemi nevojë, ose nuk ekziston fare, dhe si e tillë duhet lënë pas. Sipas kësaj, na mjafton dhe duhet të na mjaftojë arsyeja/mendimi.

Imagjinoni sesa absurde tingëllon në kontekstin e artit sot ajo thënia e De Chirico-s, ku thotë se “pikturat e mia i kupton vetëm një njeri në botë: ai jam unë”! Natyrisht që me termin “kuptim”, De Chirico nuk kishte për qëllim vetëm anën racionale të të kuptuarit, por edhe atë irracionale. E thënë ndryshe, e kishte fjalën më shumë për përjetimin, për atë të kuptuar që nuk e nxë gjuha/fjala, që mbetet një përvojë e brendshme, pasi ai po shënjonte krijimin si kryepërvojë. Por, tani sikur nuk ka më krijim; ka gjithnjë e më shumë ndërhyrje te produktet e gatshme të tregut ose tek ato kulturore (ready and made), duke i riqarkulluar ato nëpërmjet një kuptimi tjetër, dhe më e famshmja në këtë drejtim është Shatërvani(Fountain) i Duchamp-it. Ky kuptim “tjetër” i tyre është konkret, i kapshëm nga kushdo, mjafton të lexojë tekstin pranë veprës ose të pyesë autorin; siç bëjmë zakonisht në një supermarket kur duam të dimë për një produkt, duke lexuar të dhënat me të cilat shoqërohet.

Nuk ka mistere dhe nuk duhet të ketë. Çdo gjë ka një kuptim dhe duhet të ketë një të tillë, sepse çdo gjë duhet të ketë një funksion të caktuar, edhe vepra e artit, edhe vetë artisti(njeriu).

“Me t’u përjashtuar e gjithë transcendenca, sendet janë thjesht ato që janë, dhe si të tilla janë të papërballueshme. Ato bëhen menjëherë dhe krejtësisht reale, pa hije, pa koment. Një gjigant i gatshëm” (Baudrillard), i cili nuk e ka ndërmend të bëjë asnjë pakt me ne.

Në këtë kuptim vjen edhe titulli i kësaj ekspozite: No-thing – domethënë, asnjëra prej punëve nuk niset a priori nga një koncpet apo ide e caktuar, por nga një akt i drejtpërdrejtë, i çastit. Secila prej tyre është një moment çinteresimi në drejtim të gjërave që më rrethojnë dhe ngacmimeve apo ndërhyrjeve ditore, dhe së këndejmi një përpjekje për një përvojë vertikale.

E shoh që po bie në kurthin e trajtesës, kështu që po e lë me kaq.

Edison Çeraj, janar 2016

Edison Çeraj lindi në Shkodër më 28 gusht të vitit 1982. Ka mbaruar Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve) dhe më pas edhe një master në filozofi.

Është autor i dy ekspozitave vetjake, “Në kërkim të ngjyrave të humbura” (2008) dhe “Lëndë me zgjedhje” (2014),si dhe pjesëmarrës në disa të tjera kolektive. Gjithashtu, është kurator i disa artistëve dhe i disa ekspozitave në grup.

Ai është autor i tre librave studimorë: “Arti si mundësi” (Izabel, 2008), “Kërkime në metafizikën e artit” (Logos-A, 2012) dhe “Nyja e harresës” (i pabotuar).

Aktualisht është pedagog në Universitetin e Arteve, në Fakultetin e Artit Figurativ.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *