“Luftgeschäfte und Wasserspiele” nga Susanne Mariacher
Në veprat e saj performuese në hapësirat publike, artistja eksploron lojën riinterpretuese të burimeve publike të ajrit dhe ujit. Duke vepruar kështu, ajo vë në diskutim mënyrat se si negociohet hapësira dhe mjedisi ynë i ndërtuar dhe kush merr pjesë në bisedimet rreth tyre.
Në ekspozitën “Air Shops and Water Features”, ajo prezanton një sërë veprash të krijuara në qytete të ndryshme.
Susanne Mariacher vjen në Tiranë në kuadër të një burse studimi njëmujore nga provinca e Salzburgut.
Susanne Mariacher (*1988 në Salzburg, Austri) jeton në Vjenë.
Susanne Mariacher jep mësim, punon dhe praktikon ndërthurjen e arkitekturës, dizajnit social dhe artit publik. Në praktikën e saj kolektive dhe individuale, ajo zhvillon ndërhyrje, performonca në hapësirat urbane, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetet lokale. Së fundmi, si anëtare e kolektivit të AKT-së, së bashku me arkitektin Hermann Czech, ajo kuroi Pavijonin Austriak në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2023.