“IMAGJINO RININË – ATELIER I PËRKOHSHËM”

“IMAGINE YOUTH — TEMPORARY ATELIER

“10 — 15. 09. 2024

ZETA CONTEMPORARY ART CENTER

“IMAGJINO RININË – ATELIER I PËRKOHSHËM” transformon ambientet e Qendrës ZETA në një klasë arti ku protagonistet janë disa vajza të reja të cilat për herë të parë gjenden përpara një telajoje dhe një kavaleti. Këto Vajza po kalojnë rininë e tyre duke punuar çdo ditë në disa fabrika të cilat prodhojnë produkte (kryesisht të industrisë së modës) për korporatat me të njohura të botës perëndimore. Gjatë kohëzgjatjes së kësaj klase arti, këto vajza përpiqen të artkulojnë, nëpërmjet shenjave, formave, ngjyrave apo fjalëve, rininë e tyre imagjinare si produkt i deshirave të parealizuara për shkak të gravitetit shtypës të anomalive shtetërore.

ATELIER I PËRKOHSHËM është pjesë e projektit “Inspiro Rininë: Nxitja e kreativitetit, ndërtimi i së ardhmes”, mundësuar me mbështetjen financiare të Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).