Projeksion filmi | Fotografët Bernd dhe Hilla Becher

Projeksion filmi

Fotografët Bernd dhe Hilla Becher
Regjia: Marianne Kapfer
90 min, Ngjyra dhe bardhë e zi, 2011
Ditën e enjte, 20 qershor 2019
Ora 20:00

Ky projeksion është në vazhdim të bashkëpunimit me Goethe Zentrum Tiranë, ku çdo muaj një artist/e bashkëkohor shqipërtar është ftuar të përzgjedhë një film nga arkiva e filmit, e Institutit Goethe dhe të prezantojë zgjedhjen e tij për publikun e ZETA’s. Artisti i ftuar, që ka përzgjedhur filmin dokumentar Fotografët Bernd dhe Hilla Becher, është Olson Lamaj.

Rreth filmit

Furrat për shkrirjen e metaleve, kullat dredha-dredha, impiantet e përpunimit – shpesh mbetjet e shkatërruara të zhvillimit industrial – jetojnë në fotografitë e Bernd dhe Hilla Becher. Çifti nga Düsseldorfi tregon historinë e jetës, punës dhe aktiviteteve të tyre, të cilat për katër dekada u dedikohen fotografimit të objekteve industriale.

“Kur kemi vërejtur se objektet industriale po zhdukeshin, filluam t’i dokumentojmë me kamera. Ne nuk bënim asgjë tjetër përveç kësaj. Menduam se ishte detyra jonë. “

Bernd Becher, i lindur në vitin 1931 në Siegen, fillimisht vizatonte dhe pikturonte shtëpitë dhe minierat e kërcënuara nga prishja në rajon rreth vendlindjes së tij dhe në zonat industriale fqinje. Në vitin 1957 ai fillon të fotografojë strukturat industriale, pasi fotografia ofron një saktësi më të madhe dhe një përfaqësim më objektiv. Pas një pune si piktor skene, Bernd Becher studioi tipografi në Kunstakademie Düsseldorf në vitin 1957. Ishte këtu ku ai u takua me Hilla Wobeser. E lindur në Potsdam në vitin 1934, dhe zhvendosur në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1954 pas përfundimit të tre viteve të trajnimit në një studio fotografike dhe punës në Hamburg si një fotografe e vetëpunësuar. Prej vitit 1958 e tutje, studioi në Kunstakademie Düsseldorf dhe ka qenë gjithashtu përgjegjëse për laboratorin e saj të përpunimit të filmave. Në vitin 1959, Bernd dhe Hilla Becher nisën karrierën e tyre të përbashkët duke fotografuar minierat e xeheroreve dhe ndërtesat gjysmë drurë të rajonit industrial rreth Siegen, dhe më vonë edhe impiantet industriale në zonën e Ruhrit. Ata u martuan në vitin 1961.

Filmi ndjek gjurmët dhe motivet më të rëndësishme të Becherve: që prej fillimeve të tyre, duke përfshirë edhe shtëpitë me gjysmë drurë në Siegerland, si dhe pikat fokale të udhëtimeve të tyre të para jashtë Gjermanisë në vitet gjashtëdhjetë, siç janë kollierët në Uells ose furrat në Lothringen, dhe minierat në zonën e Ruhrit. Në ditët e sotme, një rrotë shtytëse ose një bojler i furrës që qëndron në një fushë të gjelbër shpesh është kujtesa e vetme që verteton se në këto vende dikur nxirrej qymyr apo shkrihej metal. Shumë pak prej vendeve industriale që janë fotografuar prej tyre janë ende në veprim sot. Një numër i vogël ka mbijetuar si muze, si p.sh. “Zollern 2” në Dortmund. Becherat kanë fotografuar këtë fabrikë qysh nga viti 1969 dhe kanë ruajtur sallën e makinerive nga shkatërrimi me anë të një fushate publike. Përmes punës së tyre, Becherat kanë ndihmuar gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e trashëgimisë industriale.