JOVAN BABIC & GORAN DENIC |Ordinary nothing

Ekspozita: “Ordinary nothing”

Artistët: JOVAN BABIC & GORAN DENIC

8 Tetor, 2014

Dy artistë nga Beogradi, të cilët ishin pjesë e programit të rezidencës në Babe 2013, realizuan ekspozitën në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Tiranë.

Goran Denić dhe Jovan Babic Foske vijnë në fakt nga drejtime / qëndrime të ndryshme dhe i bashkon periudha e studimeve për skulpturë në fillimet e viteve 90, në Fakultetin e Arteve të Bukura në Beograd. Ata prezantojnë në Galerinë Zeta në Tirane “Ordinary nothing”, një ekspozitë të përbashkët që mbledh bashkë punë të 20 viteve të fundit. Në mënyrën e tyre, të dy artistët merren me kotësinë apo zbrazëtinë.

Jovan Babiq Foske merr si material për skulpturat dhe idetë e tij, objekte të zakonshme, të përditshme te cilat i përpunon për të kapur në to,formën që kërkon. Duke përdorur membrana kungujsh nga vendet serbo-kroatisht folëse ai përcjell të qartë, kuptimin e tij për vendet bosh. Këto objekte të përditshme, janë privuar nga funksionet e tyre, dhe janë paraqitur si objekte” të përkryera” të realizuar në material pa vlerë.

Goran Denić, nga ana tjeter përdor mediume më të fortë, si hekuri dhe bronzi. Fraza “Elefantë të bardhë” që referon “asgjë” në zhargonin e anglishtes së folur është thelbi punës “2 elefantë të bardhë”.matrica e të cilës është marrë nga një video-loje shumë popullore(Tetris) Skulpturat e bronzit ,Hello mum!/ Hej mami!, Eiaculatio Precox dhe DoYou remember Spain?/A të kujtohet Spanja? Lidhen me ndjesitë dhe kuptimin e artistit për humbjen e vendit.

Edhe pse të dy skulptorë, qëndrimet dhe praktikat e dy artistëve janë të ndryshme.

Babic e konsideron veten një nxënës/ shegert fermeri, që e ka privuar veten nga kërkesat materiale për trajtimin e skulpturës.

Denic, drejtor artistik i një OJQ-je të Beogradit (Qendra e vogël e artit, Zemun – ZMUC), përpiqet të krijoj kushtet materiale për praktikën e tij artistike duke kërkuar mbështetje për implementimin e projekteve të tij.

“Ordinary nothing”, në Zeta, është një ekspozitë që synon të kontestualizoj “vanitetin” e të bërit art. Dhe është vazhdim i bashkëpunimit të nisur në vitin 2012 në kuadër të projektit “Movable residences” Si Denić dhe Babic ishin pjesmarrës në rezidencën e vitit të shkuar, në Babe , fshat pranë Beogradit, që u pasua me rezidencën e këtij viti të titulluar “Taboos in Transition”, gjithashtu në Babe, në Serbi dhe në Malin e zi, në fshtrat e Rezevići dhe Blizikuće.