„Kthimi në të ardhmen – nisja drejt një Evrope të re“

 shkolla demokratike gjemane

 

 

Ekspozitë dhe diskutime

„Kthimi në të ardhmen – nisja drejt një Evrope të re“
7 - 9 tetor 2010, Galeria ZETA, Hekla Center, Rr. Abdyl Frashëri

 

Çfarë është demokracia për ju? Si mund të merrni pjesë në aktivitetet sociale? Çfarë pritshmërish ju plotësuan prindërve tuaj pas përmbysjes të sistemit? Cilat ëndrra nuk u plotësuan? Çfarë do të bënit ndryshe tani, nëse do të ishit politikanë dhe si do të ishte demokracia në Shqipëri pas 20 vjetësh?

Këto janë disa nga pyetjet me të cilat janë marrë të rinj, studentë, shoqata dhe klasa nga shkolla të ndryshme në kuadër të konkursit „Të përfshihemi! 20 vjet demokraci në Shqipëri“. Për t'u dhënë të rinjve një liri sa më të madhe në punën e tyre krijuese mbi temën, ata u lejuan të zgjedhin vetë formën e punës: prezantime multimediale, reportazhe, artikuj, ese, intervista me dëshmitarë dhe aktorët të ndryshimit, dëshmi të ndodhive të përjetuara, piktura, karikatura, prodhime video.

Rezultatet e projektit do të paraqiten në një ekspozitë. Punët më të mira do të shpërblehen. Të rinjtë do të diskutojnë në një forum me politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë mbi atë çfarë është arritur që nga përmbysja e sistemit në Shqipëri dhe mendimin që kanë ata për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

www.shkollademokratike.org
Financuar nga fondacioni Hanns Seidel, realizuar nga CEAPAL, mbështetur nga Instituti Goethe dhe Qendra Informative Evropiane

 

dsc_0612 dsc_0628

 

dsc_0650 dsc_0616

 

dsc_0644 dsc_0636